Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Redjan Rrajën, si të dyshuar për atentatin e një javë më parë në Durrës, i cili i mori jetën Andi Malokut.
Avokati Besnik Çerekja, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm, si dhe ka apeluar edhe masën e sigurisë.
Mendohet se Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen Kejvina Kthella, në ditën kur ndodhi atentati.
Kjo e fundit u mor në pyetje ditën e djeshme për 10 orë në Prokurori, ndërsa iu sekuestrua edhe telefoni.
Kthella kishte kontakte të shumta me Rrajën dhe pritet që ekspertët të zbulojnë lëvizjet e tij të fundit përpara atentatit.
Provat që fundosën Rrajën, ishin një palë syze, te të cilat ndodheshin gjurmët e tij të gishtave.
Ai ka kundërshtuar këtë provë, duke thënë se syzet nuk janë të tijat dhe nuk e di sesi u gjendën në makinë.
Përveç vrasjes dhe plagosjes, Rraja akuzohet edhe për vjedhjen e makinës në Lezhë dhe targave në Tiranë.
Si pasojë e atentatit të një jave më parë, humbi jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa ky i fundit së bashku me Landi Muharremin mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.