Forcat operacionale të policisë kanë zhvilluar një sërë aksionesh gjatë mbrëmjes së djeshme në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Operacionet janë kryer në Fushë-Krujë, Elbasan, Lushnje e Vlorë. Janë kontrolluar dhjetëra banesa.
Aksionet janë shtrirë dhe në zonat rurale, nëpër stane bagëtish apo godina të braktisura.
I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, është Redjan Rraja. Ai kërkon lirinë në Apel. I prangosuri ka deklaruar para gjykatës se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
6 ditë pas atentatit, humbi jetën në Spitalin e Traumës, shoferi prokurorit, Andi Maloku.