Një 40-vjeçar është dhunuar barbarisht nga 8 persona në Dunicë, Pogradec. Raportohet se Erjon Collaku, pronar i një lokali u rrah brenda ambienteve të biznesit të tij.
8 personat, pasi kishin konsumuar alkool, ishin larguar nga lokali i tij. Më pas ata janë rikthyer kur ai po mbyllte biznesin dhe e kanë goditur.
Raportohet se ata kanë thyer edhe të gjitha xhamat e lokalit.