Politika Shengeni ballkanik, Basha akuzon Ramën se po bën propagandë anti-europiane

Shengeni ballkanik, Basha akuzon Ramën se po bën propagandë anti-europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetin social “Twitter” për projektin“Mini-shengeni ballkanik”.

Për Bashën dështimi me integrimin evropian nuk mund të vazhdojë të zëvëndësohet nga propaganda e korruptuar e cila sipas tij ka sjellë varfërimin e qytetarëve shqiptarë.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”, shkruan Basha.