Aktualitet Tre kandidatë kalojnë vetting-un e KLGJ-së, gati për emërim në Gjykatën e...

Tre kandidatë kalojnë vetting-un e KLGJ-së, gati për emërim në Gjykatën e Lartë

Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi kanë kaluar vetting-un e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nesër pritet pikëzimi i tyre për emërim në Gjykatën e Lartë.

Pas pikëzimit të secilit kandidat, do të bëhet edhe renditja në listë, ndërkohë që kandidati i renditur i pari do t’i dërgohet Presidentit të Republikës për dekretim.

Ky proces i hap rrugë edhe ndërtimit të Gjykatës së Lartë, një prej institucioneve kryesore të gjyqësorit që është mosfunksional për shkak të vetting-ut ndaj gjyqtarëve.