E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Këndo këngën time” në Vizion Plus ishte këngëtarja e njohur Rovena Dilo, e cila ndër të tjera ka ka folur ndër të tjera edhe për periudhën kur ishte emigrante ku ishte ndjerë e tmerruar nga fakti që shumëkush nuk donte ta mësonte më shqipen.
“Gjuha dhe letërsia kanë qenë pjesë e familjes Dilo. Unë e kam pasur shumë të rëndësishme gjuhën shqipe dhe e kam dashur gjithmonë shumë. Nuk ke qenë ndonjëherë emigrant, por në Greqi ndodhte rëndom që nuk donin ta mësonin shqipen, e thoshin të gjithë. Ishte një tmerr i madh për një njeri që e donte shqipen”, rrëfeu Rovena.
Ndër të tjera ajo foli edhe për raportin e saj me bashkëpunëtorët: “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi nuk tradhëtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunojë. Kështu që edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht për ta nxjerrë atë mirë.”