Sport Gjermania merr kreun e grupit, kualifikohet edhe Holanda

Gjermania merr kreun e grupit, kualifikohet edhe Holanda

Gjermania ka fituar me lehtësi ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020 përballë Bjellorusisë duke marrë dhe vendin e parë në Grupin C, falë dhe një barazimi të rivalëve kryesorë të Holandës që barazuan 0-0 përballë vendasve të Irlandës së Veriut.

Gjermanët hasën vështirësi në pjesë e parë falë dhe një Bjellorusie të vendosur mirë në fushë. U desh minuta e 41 e takimit për të zhbllokuar rezultatin me anë të Ginter. Me nisjen e pjesë së dytë u dyfishua dhe rezultati me anë të Goretzka. Më pas një dy golësh i Tony Kroos e vulosi rezultatin në 4-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Irlanda e Veriut priti në shtëpi Holandën në një betejë të vërtetë për vendin e dytë, i cili të çon direkt në finalet e Europianit. “Tulipanët” rrezikuan shumë sidomos në pjesën e parë të takimit, ku vendasit shpërdoruan dhe një 11-metërsh.

Ekipi i Koeman krijoi raste të shumta, por mungoi finalizimi kjo edhe për shkak të mungesës së sulmuesit Depay. Megjithatë ky barazim i shkon përshtat holandezëve që iu duhej vetëm një pikë për të shkuar në Euro 2020.