Kuriozitete Dita e maces së zezë: Ta mbrojmë nga injoranca dhe besëtytnitë

Dita e maces së zezë: Ta mbrojmë nga injoranca dhe besëtytnitë

Fatkeqësi, supersticion, rite satanike, shtriga dhe botë okulte. Këto janë fjalët e para që zakonisht ndizen në mendje kur flitet për një mace a maçok të zi.

Në të vërtetë ky felin nuk ka të bëjë me asnjë nga ato, por përkundrazi është një kafshë e shkëlqyer që ka nevojë për mbrojtjen tonë. Prandaj për këtë arsye, data 17 nëntor, që prej 12 vitesh festohet Dita Ndërkombëtare e Maces së Zezë. Vite nga mite false dhe injorancë e kanë bërë këtë kafshë viktimë të supersticioneve idiote.

Gjenden ende shumë njerëz që mbajnë fatndjellës, objekte të veçanta me vlerë mitike për tu mbrojtur sipas tyre nga fatkeqësia që mund ti sillte macja e zezë.

Nëse një mace e zezë të pret rrugën, në rastin më të mirë lijeni të kalojë. Por ka edhe njerëz mizorë që preferojnë ta vrasin macen e shtrigave (sipas tyre).

Nga vjen origjina e mitit të maces së zezë?

Koncepti i maces së zezë si kafshë satanike daton në Mesjetë, që prej atëherë, duket sikur nuk ka ndryshuar gati asgjë. Gjatë natës së Halloween ose ekuinoksit pranveror, ndeshesh me shumë raste torturash ndaj maceve të zeza, që përdoren në botë për të festuar ngjarjen e zezë.

Për këtë çdo vit organizohen protesta ose mbledhje animalistësh, me qëllim që të shpëtohen sa më shumë mace të jetë e mundur. Nga ana tjetër, edhe ata që punojnë në qendrat e strehimit të kafshëve, janë të vëmendshëm ndaj kërkesave për miratimin e adoptimeve për macet e zeza, kryesisht rreth muajit tetor, për të shmangur veprimet makabre të njerëzve të këqij.

Dita ndërkombëtare e maceve të zeza: të adoptosh një mik me gëzof

“Fatkeqësia” e vërtetë rreth maceve të zeza është numri i vogël i adoptimit të tyre për shkak të besëtytnive.

Ka kaq shumë arsye për të sjellë në shtëpi një mace të zezë; si për elegancën e saj, janë kafshë shtëpiake të shkëlqyera, por edhe për të shkatërruar thashethemet e ndryshme (të pabaza) për të.

Sipas disa besimeve, veçanërisht në vendet aziatike, macja e zezë është një simbol i fatit dhe janë bartës të lumturisë. Ata nuk janë aspak të këqij, por janë miq të shkëlqyer me të cilët ti kalon ditët nën prezencën e një qenieje që të do pa kushte.

Dita Botërore e Maceve të Zeza mund të jetë sigurisht një mundësi e shkëlqyer për të sjellë një mik të ri me katër këmbë në jetën tënde dhe të zbulosh se e vetmja gjë e veçantë që lidhet me të është dashuria e saj/e tij për ty.