Sezonin e kaluar në Champions League ishin një surprizë e bukur kur arritën të shkojnë deri në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Ajax-i i yjeve arriti të befasojë skuadrat më të mëdha të kontinentit me lojën dhe rezultatet e arritura në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh. Shifra rekord, e statistika mjaft interesante u arritën në atë sezon nga talentet holandezë.
Por tashmë kur ka kaluar muaj nga gjysmëfinalja kur Ajax-i u eliminua nga Tottenham, një tjetër fakt mjaft interesant evidentohet.
Të gjithë trajnerët e skuadrave me të cilët Ajaxi u përball në Champions janë shkarkuar.
I fundit ishte Mauricio Pochettino i Totenham, ndërsa nisi me trajnerin e Benfica-s Rui Vitoria, ndërsa vazhdoi me trajnerin e AEK, Niko Kovac te Bayern, e më pas edhe me Allegrin e Juventusit, duke u mbyllur me Pochettinon, i cili edhe pse arriti ta eliminojë Ajax-in, humbi finalen e Champions ndaj Liverpool-it, ndërsa nisja e këtij sezoni ishte një katastrofë.