Kryetari i PD, Lulzim Basha dha mesazhin e tij live në Facebook nga Lajpcig në Gjermani.
Basha po merr pjesë nën kongresin e CDU-së.
“Kam kërkuar vazhdimin e mbështetjes nga përfaqësuesit më të lartë në Berlin por edhe në Bruksel.
Dua të ndaj me ju edhe një lajm tjetër më të mirë, gjatë ditës së djeshme, por edhe të sotme, në fokus ka qenë plani ekonomik i PD që siç e mbani mend dhe siç e dini është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të kristian-demokratëve gjermanë. Ne vazhdojmë bashkëpunim me ta sa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjisë. Oferta jonë është që edhe Shqipëria të përfitojë vende pune në sektorin e inovacionit me paga të mira për rininë në veçanti. Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig dhe mund të them me siguri të madhe se do kthehem sot me zemrën plot, por besoj dhe duart plot sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ju përshëndes dhe së shpejti në Tiranë”, tha Basha.