Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë fuqi vendimin “arrest me burg” për Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali.
Për Jorida Murati Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa në “detyrim paraqitje” kanë mbetur Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj.
Sakaq në një deklaratë për mediat, avokati i grupit “Bajri”, Arbër Hoxhaj, i ka quajtur pretendimet e ngritura si një flluskë sapuni, ndërsa bëri me dije se do ta apelojë vendimin.
Hoxhaj deklaroi se “nuk ka akuza, por dyshime”: “Vendimi i Gjykatës sot është një instrument ekstra procedural, në kundërshtim me ligjin procedural penal. Nuk ishte rastësi që ditën që ne kërkuam shuarjen e masave të sigurimit për Safet Bajrin, Ilir Bjarin, Imset Idrizi dhe Asmer Bilali kjo gjykatë cakton katër masa të reja, të cilat vetëm të reja nuk mund të quhet.
Mund të themi me bindje të potë që dosja Bajri është një flluskë sapuni dhe Prokuroria e di po aq mirë sa ne që kjo do të plasë në momentin e parë që do të hetohet me themel. Janë të njëjtat shkaqe për të cilat është vënë vendimi në 2018, dhe pasi është shuar masa e sigurimit nxirret një masë e ere për ti mbajtur të paraburgosur për të zgjatur hetimet”.