Në një intervistë për Al Jazeera Ballkan, kreu demokrat Lulzim Basha tha se Shqipëria duhet të ndjekë Maqedoninë Veriore, në rrugën e kësaj të fundit drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Vendimi i Këshillit Evropian nuk është ai për të cilin shpresuam dhe çfarë prisnim. Por tani është koha që ne të përqëndrohemi në detyrat e shtëpisë që duhet të bëhen. Gjermania ka vendosur 9 kushte që Shqipëria duhet të plotësojë në mënyrë që vendi të fillojë negociatat. Ndër këto përparësi është zbatimi i reformës gjyqësore.
Disa vende të tjera gjithashtu shprehën nevojën për të lëvizur drejt një lufte reale dhe të orientuar drejt rezultatit kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit dhe demokracinë në vend.
Kjo është arsyeja pse opozita i bën thirrje qeverisë që të ndjekë shembullin e qeverisë së Maqedonisë Veriore dhe t’i lejojë njerëzit të vendosin në zgjedhja të lirë dhe të ndershme”, tha kreu i PD-së nga Lajpcigu, ku po merr pjesë në një kongres të CDU-së.
Ndërsa i pyetur në lidhje me projektin e “Mini-Shengenin”, që në fakt deri më tani PD-ja nuk ka një qëndrim zyrtar, Basha e sheh atë si të dyshimtë në qëllime
“Duket se u jep më shumë hapësirë liderëve autokratë, të cilët synojnë të pompojnë popullaritetin në vendet e tyre përmes propozimeve të tilla të cekëta, në vend që të përqëndrohen në ato që duhet të bëjnë në shtëpi: luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit”, tha Basha.