Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka njoftuar përmes rrjeteve sociale takimin e tij me kryetaren e CDU, dhe njëkohësisht ministre e Mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Lideri demokrat njoftoi se ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e CDU për integrimin europian shqiptar, si dhe u angazhua “për të respektuar të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore.
Basha njoftoi edhe që kur PD të qeverisë vendin, do të ngrihet një plan strategjik kombëtar për investimet e huaja, ne veçanti ato gjermane, që potencialisht mund të hapë mijëra vende pune.