Një shteti i ri mund t’i bashkohet 197 të tjerëve ekzistues. Një shtet që shumë pak kanë dëgjuar ndonjëherë, por që është shumë i pasur në minerale, por edhe po aq i vuajtur, me një luftë civile 20- vjeçare që i ka kushtuar atij vendi 15 mijë viktima.
Po flasim për Bougainville, një seri ishujsh dikur ish-koloni gjermane dhe më pas bazë strategjike e rëndësishme e Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që deri më tani kanë qenë pjesë e Papua Guinesë së Re, dhe që njihen edhe si Solomonet e Veriut, fakt ky që ka qenë shkëndija e luftës civile.
Rreth 250 mijë persona që banojnë në këto ishuj në skajet e planetit do të marrin pjesë në një referendum që do të përcaktoj nëse Bougainville do të jetë e pavarur apo do të mbetet thjesht autonome siç është nga viti 2005.
Referendumi do të zgjasë dy javë, sepse terreni i ishujve është shumë i vështirë, dhe fshatrat, ku fliten më shumëse 20 gjuhë të ndryshme, janë të izoluara njëra nga tjetra.
“Shumë vijnë me varka, disa në këmbë”, deklaron John Momis, presidenti i zonës deri më tani autonome të Bouganinville.
Nuk janë pak analistët që mendojnë se fuqi të ndryshme, ndër to Kina, janë shumë të interesuara në mineralet e ishujve, ku mendohet ndodhen bakër dhe ar për të paktën 56 miliard dollarë në vlerën e tregut.