Aktualitet Pacolli për termetin: U trondita nga dëmet, do të dhuroj 1 milion...

Pacolli për termetin: U trondita nga dëmet, do të dhuroj 1 milion euro

Ministri i Jashtëm kosovar Begjet Pacolli ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale që familja e tij do të kryej një donacion 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Pacolli shkruan se u trondit kur pa “dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur”.

Politikani dhe biznesmeni i njohur shtoi se është edhe i gatshëm të presë “qindra familje këtu në Prishtinë”.

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli.

“Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër o Behgjet Pacolli”, shprehet kryeministri Rama