Bota Komentet ndaj NATO-s, Erdogan i drejtohet Macronit: Kontrollo vdekjen e trurit tënd

Komentet ndaj NATO-s, Erdogan i drejtohet Macronit: Kontrollo vdekjen e trurit tënd

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke kundërshtuar presidentin francez Emmanuel Macron, ka thënë se ai duhet të kontrollojë kokën e tij para se ta përshkruajë “trurin e vdekur” të NATO-s.

“Presidenti francez z. Macron, po ta them në Turqi dhe do ta them në NATO, fillimisht kontrolloje vdekjen e trurit tënd”, tha presidenti Erdogan, duke kritikuar Macron-in për fjalët e tij se Turqia nuk duhet të presë mbështetjen e NATO-s për operacionin e saj antiterrorist në veri të Sirisë.

Duke folur në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të kompleksit të Universitetit Marmara në Stamboll, Erdogan tha se Franca nuk ka të drejtë dhe autoritet që të jetë në Siri.

“Regjimi (sirian) gjithashtu nuk u ka ftuar juve atje“, tha presidenti Erdogan, duke iu adresuar presidentit francez.

“Për të larguar apo jo Turqinë nga NATO. A e keni ju autoritetin për të marrë një vendim të këtillë?”, shtoi Erdoğan.

Presidenti i Turqisë shtoi se Turqia “nuk do të hezitojë” për të vazhduar me operacionin ‘Burimi i Paqes’ nëse kërcënimet ndaj Turqisë nga zona e sigurt dhe përtej saj nuk mund të eliminohen brenda një kohe të arsyeshme”.