Një grua 35-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur duke ecur në anë të rrugës, ndërsa dy këmbësorë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20 pranë liqenit në fshatin Mursi të Sarandës.
Një makinë tip Benz e drejtuar nga 21-vjeçari Orges Metro humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përplasur tre këmbësorë.
Për pasojë, humbi jetën 35-vjeçarja Leonarda Boro dhe u plagosën Sajmir Stolla 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni 38 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe sqarimit të rrethanave.