Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.
Viktima është Fiqerete Lala.
Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.
Fiqerete Lala ndërroi jetë pas drekës së varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj.
Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë thonë se Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë pasojë e një infarkti, duke mos e përballuar dot humbjen e njerëzve të saj.
I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala.
Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë, prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.