Aktualitet Ndryshime në polici, rikthehet drejtori i shkarkuar nga Tahiri

Ndryshime në polici, rikthehet drejtori i shkarkuar nga Tahiri

Ndryshime të rëndësishme në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit që pas marrjes së detyrës nga ministri i Brerndshëm, Sandër Lleshaj.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu patën sot një takim me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij takimi bënë të njohur dy urdhra të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Për

Ndërsa Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Tonin Vocaj (majtas) dhe Eduart Merkaj

 

Drejtuesi i Lartë, Tonin Vocaj aktualisht ka mbajtur postin e pedagogut pranë Akademisë së Sigurisë.

Vocaj ka qenë ndër drejtuesit më të suksesshëm të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që deri në vitin 2014, ai kishte postin e Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Asokohe Vocaj është liruar nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Ndërkohë që sot, Vocaj është rikthyerën detyrë që ka mbajtur 4 vite më parë, me urdhër të Sandër Lleshajt.

Ndërsa lëvizja tjetër e ditës së sotme ka qenë ajo e Eduart Merkajt.

Ky i fundit ka patur deri më sot postin e Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, por kjo detyrë iu besua sot, Tonin Vocajt.

Ndërsa Eduard Merakaj, do të jetë, drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në  Policinë e Shtetit.

Funksion që e ka ushtruar si detyrë të dytë,  Zv. Drejtoresha e Përgjithshëm Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Merak ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.