Gjigandi suedez, Zlatan Ibrahimoviç duket se ka vendosur të ardhmen e tij. Ai e ka refuzuar të gjitha ofertat nga Premier League dhe duket se do të udhëtojë drejt Milanit.
Sulmuesi i njohur është kthyer në protagonistin e momentin pas vendimit për t’u larguar zyrtarisht nga Los Angeles Galaxy. Emri i tij prej javësh lakohet në klubet të ndryshme italiane dhe europiane, por tashmë duket se fjalët kanë një destinacion konkret.
Sipas britanikes “The Telegraph”, Ibra ka marrë vendim t’i bashkohet ekipit të Milanit, i cili po kalon një moment të keq në Serie A. Suedezi raportohet të ketë arritur një marrëveshje deri në fund të sezonit me ekipin e drejtuar nga Pioli, për të diskutuar sërish më pas për zgjatjen e kontratës.
38-vjeçari ka qenë dhe më parë pjesë e kuqezinjve në edicionet 2010-2012 me të cilët shënoi 56 gola në 85 ndeshje.