Samiti i NATO-s që po mbahet në Londër nuk është aspak pozitiv për presidentin amerikan, Donald Trump.
Liderët e Francës, Kanadasë, Britanisë dhe Holandës janë filmuar duke u tallur me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë episod, Trump nuk e ka pritur mirë dhe në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, solli dhe reagimin e tij.
Presidenti amerikan sulmoi vetëm kryeministrin Kanadez, Justin Trudeau, të cilin e konsideron person me dy fytyra.
“Është njeri i mirë, por e vërteta është se u zemërua sepse i thashë që nuk po paguante 2% për NATO-n”, u shpreh Trump.
Gjatë qëndrimit në Londër, kreu i Shtëpisë së Bardhë është takuar dhe me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin bisedoi kryesisht për Sirinë dhe militantët kurdë.