Rea Xhillari ka fituar gjyqin me 7 portale pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Shqiptarja. com disponon edhe vendimin e Gjykatës sipas të cilit 7 portalet duhet t’i paguajnë Rea Xhillarit një dëmshpërblim si dhe të heqin nga faqet e tyre lajmin e rremë për ta zëvendësuar me një artikull përgënjeshtrues.
Në listën e portaleve të paditura nga Rea Xhillari janë Syri.net, Standard.al, faxweb.al, telegraf.al, boldnews.al, 360gradë.al, dhe joq.al.
Vendimi thotë se Syri.Net duhet t’i paguajë Rea Xhillarit 100 000 lekë, të publikojë në portal lajmin ku përgënjeshtron artikullin e mëparshëm, të heqë nga faqja artikullin e mëparshëm , të publikojë në faqe këtë vendim gjyqësor si dhe t’i paguajë paditëses 1/7 e shpenzimeve gjyqësore./Shqiptarja.com