Policia e Shtetit ka vendosur 50 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që jep informacion për arrestimin e të shumë kërkuarit Kelmend Balili.
Policia deklaron se ruajtja e anonimatit është e sigurt, ndërsa çdo qytetar që ka informacion të telefonojë në numrin 0694109188.
“Policia ofron 50 milion lekë (të vjetra) për informacion për kapjen e Balilit.
Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të kujtdo qytetari që ka informacion apo ndihmon për kapjen e shtetasit në kërkim Kelmend Balili, shumën prej 50 milion lekësh (të vjetra).
Duke garantuar anonimatin, Policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188
Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt”, njofton policia.
Policia e Shtetit ka organizuar disa operacione në jug të vendit në vendlindjen e tij, por edhe në Gjirokastër, por Balili nuk është vënë në pranga.
Emri i Balili ka qenë edhe kryefjalë e debateve dhe akuzave politike në muajt e fundit mes shumicës dhe opozitës.
Ndërsa nesër në orën 12:00 është parashikuar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar dhe analizuar veprimet dhe mos veprimet për mos arrestimin e Kelmend Balilit.
Kelmend Balili cilësohet nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Në muajin Dhjetor te vitit 2016,
Policia e shpalli zyrtarisht në kërkim dhe angazhoi mbi 200 forca policore që krehën zonën e jugut. Kontrolle pati dhe në familjen Balili në Sarandë.
Aktualisht ndaj Balili rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimi i grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimi narkotikëve.