Një çift i sapomartuar, vetëm 5 ditë më parë, janë vetëhelmuar për arsye ende të paqarta, duke bërë që nusja e re, 19 vjeçe, të humbasë jetën, ndërsa dhëndri ndodhet në spital duke luftuar me vdekjen.
Policia ka reaguar me një informacion paraprak ku thotë se 19-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jetë në spital, duke mos u dhënë mundësi mjekëve të bëjnë gjë për të.
Viktima quhet Rezarta Hajdari, ndërsa bashkëshorti i saj quhet Olsian Hajdari.
“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.