Liverpooli është treguar i “kursyer” në ndeshjen hapëse të javës së 17-të në Premier League ndaj Watford, ku fitoi 2-0.
Klopp vendosi të bëjë ndryshime në formacionin, duke rikthyer në formacion Xherdan Shaqirin, por sërish ishte Salah ai që vulosi ndeshjen.
Egjiptiani realizoi nga një gol në secilën pjesë, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikët e radhës këtë sezon ku po shkëlqen në Premier League. Kjo ishte fitorja e 16 për “The Reds”, ndërsa është ndalur vetëm një herë në barazim.
Liverpool udhëheq i qetë kampionatin me 49 pikë, ndërsa skuadra më e afërt është Leicester.