Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidentit të ndodhur këtë të shtunë në Peqin, ku gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë, Shkumbini – Dinamo, të mbyllur në barazim 1-1, gjyqtari i takimit Sokol Bebja është dhunuar nga disa persona.
“As ndryshimet ligjore dhe ato të kodit penal nuk kanë mjaftuar për të shmangur aktet e dhunës në futboll. FSHF i ka bëri thirrje Policisë së Shtetit “të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët” dhe kërkoi “nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit”, duke theksuar se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë. Sipas nenit 274, fraksion A të Kodit Penal, agresorët e zyrtarëve në evente sportive, dënohen deri në tre vjet heqje lirie”, thuhet një njoftimin zyrtar të Federatës.