Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Balla shprehet se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milionë dirham (rreth 3.5 mln dollarë) për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.
“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare (13 milionë AED) që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”, shprehet Balla.