Këngëtari i njohur italian, Al Bano rikthehet në televizion disa ditë pas vdekjes së nënës së tij Jolanda, ku dha një intervistë rreth jetës dhe karrierës së tij.
“Kur punoja si kamarier kishte njerëz që më thonin të merrja disa paketime me drogë dhe t’ua çojë klientëve për të fituar më shumë. Por unë refuzoja. Iu përgjigjesha se me 25 mijë lireta në muaj isha shumë mirë dhe nuk kisha nevojë për gjë tjetër. Ishte një fat i madh që kisha një familje të shëndetshme. Kam zgjedhur gjithnjë rrugë pozitive”, u shpreh Al Bano në ‘Settimana Ventura’.
Gjatë rrëfimit përpara kamerave këngëtari i njohur foli dhe për hapat e parë në karrierë, gratë dhe mitin Modugno.
“Kur pashë Domenico Modugno të fitonte Sanremon me ‘Nel blu dipinto di blu’, i thashë vetes së dhe unë një ditë do të arrija aty. Lexoja gjithçka që kishte të bënte me Modugno, e kopjova me detaje punën e tij dhe më shkoi mirë”, shtoi Al Bano.