Shitet në ankand për rreth 18 mijë euro shishja më e madhe e uiskit në botë. Sipas Graham Crane, drejtorit të shtëpisë së ankandeve “Just Whisky”, bëhet fjalë për një shishe me të vërtetë unike; e gjatë 1.5 metra dhe që mban 105 litra uiski, e barabartë me 150 shishe standarde.
Kjo shishe, së bashku me pijen alkoolike, u krijua në gusht të vitit 2009 në distilerinë Tomintoul, në rajonin e Speyside në Skoci.
Uiski brenda në shishe është 14-vjeçar dhe u prezantua për herë të parë në publik në muzeun e Edinburgut në vitin 2012.