Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në rrjetet e tij sociale foto nga një takim të zhvilluar me Drejtorin e IRIglobal për Europën, Paul McCarthy.
Lulzim Basha e konsideroi si shumë të frytshëm takimin me z.McCarthy me të cilin bën me dije se bisedoi për krizën politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.
“Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti modern”, shkruan Basha në Twitter.