Kryesore Paketa anti-shpifje, Rama i vendosur: Hyn nesër për miratim në Parlament

Paketa anti-shpifje, Rama i vendosur: Hyn nesër për miratim në Parlament

Pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të marrë në konsideratë sugjerimet e OSBE, kryeministri Edi Rama tha se paketa anti-shpifje do të kalojë për votim të mërkurën në Kuvend.

“Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin”, shkroi Rama në Twitter.

“Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vjenës. I falënderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore”, përfundon Rama.