Extra Aktori i famshëm i Hollywood ofrohet të dhurojë zemrën për vëllain e...

Aktori i famshëm i Hollywood ofrohet të dhurojë zemrën për vëllain e tij binjak

Vëllai binjak i aktorit të famshëm Ashton Kutcher, Michael ka zbuluar se ylli i Hollywood ishte i gatshëm të dhuronte zemrën e tij për ta ndihmuar në kohën kur ata ishin adoleshentë.

Michael, i cili jeton me paralizë cerebrale është akoma gjallë sot për shkak të transplantit të zemrës që ai bëri kur ishte vetëm 13 vjeç, në kohën kur Ashton u ofrua të dhuronte zemrën për të shpëtuar binjakun e tij.

40-vjeçari tha se nuk mund të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar ndjenjat e tij për të vëllain, yllin e Hollywood-it.

“Është një lidhje që nuk mund të shpjegohet. Me gjithë seriozitetin, ne jemi shumë të lidhur. Është një nderim ose vlerësim i thellë dhe një dashuri e thellë për dikë që do të sakrifikonte jetën për ju” – u shpreh Michael.

Ai e tregoi këtë për “US” ndërsa hapi  fushatën e tij #BeTheGift, një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të regjistrohen për dhurimin e organeve për të ndihmuar pacientët që kanë nevojë për transplantim.

Michael, i cili aktualisht jeton në Kolorado zbuloi gjithashtu një bisedë të ndjerë që kishte pasur dikur me Ashton, duke i kërkuar atij të mos e mëshirojë.

“I thashë: ‘Sa herë që më shikon, çdo herë që të vjen keq për mua, në një farë mënyre, më bën të ndihem më pak, unë jam kush jam, u vendosa në këtë situatë. Unë jam ky që jam për një arsye’“- tregoi Michael për revistën prestigjioze.