Bota Disfata e laburistëve/ Blair sulmon Corbyn: Nëse nuk do ndryshojmë, do të...

Disfata e laburistëve/ Blair sulmon Corbyn: Nëse nuk do ndryshojmë, do të zhdukemi

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, një nga figurat historike të Laburistëve, më i suksesshmi i tyre në histori, u bëri thirrje të moderuarve në këtë parti që të marrin drejtimin, pas rrëzimit të asaj që e quajti “socializmi quasi-revolucionar” i Jeremy Corbyn.

Ky i fundit bëri thirrje për reflektim mbi humbjen elektorale më të rëndë të laburistëve nën drejtimin e tij, që nga viti 1935. Një luftë për të marrë kontrollin e partisë është duke u zhvilluar, por mbështetësit e krahut të majtë të Corbyn nuk janë të gatshëm ta lëshojnë atë, raporton Reuters.

“Marrja e Partisë Laburistëve nga e majta u shndërrua në një lëvizje të lavdëruar proteste, por me paaftësinë maksimale për të drejtuar një qeveri të besueshme”, tha Blair, i cili fitoi zgjedhjet tre herë dhe shërbeu si kryeministër nga viti 1997 deri në 2007.

“Laburistët kanë një zgjedhje: ose të rinovojnë veten si konkurrentë seriozë, ose do të zhduken tërhiqen”, tha Blair.

Ai e kritikoi Corbyn për “udhëheqjen me një varg idesh që votuesit nuk interesonin”

“Ai përfaqësonte një ide politike, një markë e socializmit kuazi-revolucionar, duke përzier politikën e ekonomisë së majtë me një rezistencë të madhe dhe shmangie ndaj politikës së jashtme perëndimore”, tha ish-kryeministri Blair.

Por përkrahësit e Corbyn thonë se Blair tradhëtoi klasën punëtore duke e kthyer partinë në të djathtë dhe duke minuar besimin te politikanët me mbështetjen e tij për pushtimin amerikan të Irakut në 2003.

Ndërsa Bler tha se qëndrimi i ndërlikuar dhe i paqartë i Corbyn për Brexit, i mërzit kundërshtarët dhe mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Ne vazhduam rrugën e pavendosmërisë gati komike, u larguam nga të dy palët në debat dhe i lamë votuesit tanë pa orientim”, tha Blair.

“Mungesa e udhëheqjes në çështje padyshim të madhe me të cilën përballet vendi, ka përforcuar të gjitha shqetësimet e tjera në lidhje me Jeremy Corbyn”, tha Blair