Aventura e dytë e Vincenzo Montella në pankinën e Fiorentinës ka përfunduar.
Klubi vjollcë ka shkarkuar trajnerin pas humbjes ndaj Romës në Firence me rezultatin 1-4.
“Qëllimi është për të bërë kthesën e sezonit sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë drejtuesit e Fiorentinës.
Kandidatë për zëvendësimin e Montella-s janë Ballardini dhe Prandelli, edhe pse ëndrra është Luciano Spalletti.
Montella ka fituar vetëm 4 ndeshje në 24 takime në drejtimin e Fiorentinës, duke humbur 13.
Sezonin e kaluar Fiorentina shpëtoi nga rënia nga kategoria në javën e fundit, ndërsa në këtë sezon ka grumbulluar vetëm 17 pikë pas 17 ndeshjesh, duke u renditur në vendin e 14, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.