Goli i brazilianit Firmino në minutën 99 dënon bashkatdhetarët e tij të Flamengos dhe dërgon shokët e Liverpool në qiellin e shtatë, pasi ato fituan Botërorin për Klube.
Ndeshja pati një rivalitet të fortë mes dy ekipeve, dhe u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin, ku të dy ekipet kampione të kontinenteve të tyre patën raste të shumta për të shënuar.
Pjesa e parë në veçanti vuri re një barazi forcash tepa menduar nga opinioni publik, ku lojtare si Bruno Henrique dhe portieri Alvez shkëlqyen për brazilianët.
Ne fund të 90 minutave zyrtare pati një episod ku sulmuesit Mane iu dha një penallti që më pas VAR anuloi.
Goli erdhi nga një aksion fantastik i Liverpool, me një asist të Mane për Firmino qe u tregua i ftohtë në realizim.
Flamengo u mundua të reagoi por nuk mundi të ndryshoi rezultatin. Kjo është fitorja e parë e anglezëve në këtë turne.