Qeveria britanike ka urdhëruar krijimin e një monedhe të re 50 peni (gati 0,58 euro) me rastin e tërheqjes së vendit nga anëtarësimi në BE, të planifikuar për 31 janar.
Thesari i Mbretërisë së Bashkuar pezulloi prodhimin e monedhave në tetor pasi Brexit, i planifikuar për 31 tetor, u shty deri në fund të janarit.
Deri atëherë, gati një milion monedha duhej të shkriheshin.
Vendimi për të ri-prodhuar monedha para Brexit-it zyrtar u mor pas fitores së Partisë Konservatore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Monedha e re, e bërë prej ari, argjendi dhe një kombinim bakri dhe nikeli, do të mbajë datën e Brexit dhe mesazhin “Paqja, prosperiteti dhe miqësia me të gjitha kombet”.