Kryesore Kotzias për Bushatin: Iku se ishte kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Kotzias për Bushatin: Iku se ishte kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias komentoi në një intervistë për mediat greke largimin e Ditmir Bushati nga qeveria.

Kotzias ka thënë se Bushati u largua për qëndrimet e tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për shkak se Shqipëria nuk arriti të këtë një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar.

“Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, se ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta, sepse kishim bërë përpjekjen për një paketë marrëveshjeje”, ka thënë ish-ministri grek.