Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shndërrua sot, duke pasur parasysh se është ende në pushtet, në politikanen e dytë më jetëgjatë në Gjermani, pasi sot ajo mbushi në detyrë 5 114 ditë, aq sa numri dy aktual, kancelari i parë i Gjermanisë, Konrad Adenauer.
Merkel, e cila ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat tjetër në detyrë, do të duhet të qëndrojë në punën e saj edhe për 726 ditë të tjera, deri më 17 dhjetor 2021, që të kapërcejë edhe numrin një, ish-mentorin e saj, Helmut Kohl.
Kjo duket e pamundur duke pasur parasysh që zgjedhjet e ardhshme në Gjermani janë më 24 tetor 2021.
Sidoqoftë, nuk është e pamundur, pasi ka raste kur ndonjëherë duhen muaj me radhë që një qeveri e re të formohet pas zgjedhjeve.
Kohl, Merkel dhe Adenauer janë që të tre të CDU-së.