Sport Partizani rigjen fitoren, Kukësi merr një pikë që e mban në krye

Partizani rigjen fitoren, Kukësi merr një pikë që e mban në krye

“Demat e kuq” janë rikthyer së fundmi te fitorja, pas 3 ndeshjeve zhgënjyese në kampionat që iu kushtuan dhe vendin e parë.

Partizani arriti të fitojë në ndeshjen e radhës përballë Vllaznisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i fitores u realizua në minutën e 62 të takimit nga Bitri.

Duhet theksuar se ndeshja e sotme e “Të kuqve” u zhvillua në kushte mjaft të vështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshinë kryeqytetit gjatë gjithë ditës.

Në takimin tjetër, Kukësi i vendit të parë, nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në përballjen ndaj Skënderbeut.

Korçarët kaluan të parët në avantazh në fillim të takimit me Ditën. Barazimi i kuksianëve erdhi vetëm në minutën e 60 me anë të Rrocës. Me këtë pikë Kukësi vazhdon të mbajë kryesimin e tabelës, i ndjekur nga Bylis dhe Tirana.