Një Gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona, të shpallur fajtor për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar. Khashoggi, kritik i zellshëm i qeverisë saudite, u vra brenda ambasadës së Mbretërisë në Stamboll nga një grup agjentësh saudit.
Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite tha se vrasje kishte ndodhur për shkak të një operacioni “të paautorizuar”, duke dërguar për gjykim 11 persona
Një ekspert i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkoi dhe hetimin e princit të kurorës, Mohamed Bin Salman, lidhur me ekzekutimin e Kashoggi-t. Princi mohon çdo përfshirje dhe pretendohet se agjentët sekret kanë vepruar pa dijeni të autoriteteve.
Khashoggi, i cili shkruante edhe për “Washington Post”, ishte kritik veçanërisht ndaj politikave të Mohammed bin Salman. Prokurori tha se nën hetim kishte qenë edhe ish-këshilltari i oborrit Saud al-Qahtani, por ndaj tij nuk ishin gjetur prova.