Bota Pistoleta “Kallashnikov” që kërkon të bëhet aq e famshme sa automatiku

Pistoleta “Kallashnikov” që kërkon të bëhet aq e famshme sa automatiku

Ushtria ruse ka vendosur të ndryshojë pistoletën standarde të ushtarëve, të njohur me emrin “Makarov”. Kjo ka bërë që prodhuesit e armëve të hidhen në garë.

Cili do të krijojë pistoletën që do të mbajnë ushtarët rusë në të ardhmen?

Pretendenti kryesor duket “Kallashnikov Concern”, me pistoletën PL-15 K. Po çfarë ka të veçantë kjo armë?

Përdoruesit thonë se në dorë ndihet sikur po mban një i-Phone. Ndihet më mirë dhe më lehtë se çdo armë tjetër. Është shumë e thjeshtë për t’u përdorur nga çdo person, pavarësisht përvojës.

Mënyra se si hiqet karikatori është po ashtu shumë praktike, nuk kërkon aq shumë shtypje sa “Makarov”, duke e bërë të përkryer sidomos për fillestarët.

Cila është konkurrentja?

“Glock”. Çdo pistoletë austriake “Glock” qëllon deri në 45.000 herë para se i zoti të mendojë ta ndërrojë. Kjo e bën konkurrenten më të fortë. Asnjë pistoletë ruse nuk i kalon 10.000 të shtëna para se të bëhet për t’u ndërruar.