Kuriozitete “Unaza e zjarrit” mahnit aziatikët (FOTO)

“Unaza e zjarrit” mahnit aziatikët (FOTO)

Një eklips diellor i njohur si “unaza e zjarrit” është shfaqur gjatë ditës në Azisë.

Turma të mëdha njerëzit, nga Indonezia, në Arabinë Saudite, u mblodhën në rrugë për të parë fenomenin e rrallë. Në eklipsin e përvitshëm diellor, hëna mbulon pjesën qendrore të diellit duke dhënë përshtypjen e një unaze zjarri në mes të qiellit.

Zakonisht në tokë shfaqen dy eklipse diellorë çdo vit, të cilët ndodhin vetëm kur Toka është plotësisht, ose pjesërisht, nën hijen e hënës.

Eklipsi i mëparshëm diellor ndodhi në 2 korrik dhe u pa thuajse vetëm në Amerikën e Jugut. Eklipsi tjetër diellor do të ndodhë në 14 dhjetor 2020 dhe do të shihet në jug të Kilit dhe Argjentinës, por edhe në jugperëndim të Afrikës dhe Antarktidës.