Një Kishë katolike në qytetin Lafayette në Louisiana ka zgjedhur mënyrën më origjinale për të bekuar besimtarët e saj dhe tokat me rastin e Krishtlindjes.
At Matthew Barzare përdori një avion të vogël që zakonisht shpërndan pesticide apo fertilizuesit, për të sjellë mbarësi për tokat dhe besimtarët e Lafayette me anë të ujit të bekuar.
“E gjitha kjo u bë për të përhapur bekimin në një zonë më të gjerë”, tha prifti duke treguar se i kërkoi pilotit që të shpërndante ujin e bekuar në shkolla, dyqane dhe vende që frekuentohen nga komuniteti.