Një shpërndarës droge në Itali ka kërcënuar klientin e tij duke i thënë se nëse nuk paguhet, do t’i dërgojë shqiptarët për të zgjidhur problemin.
19-vjeçari italian po i kërkonte klientit 34-vjeçar 750 euro pasi i kishte shitur marijuanë dhe kokainë. Në momentin kur nuk u pagua menjëherë, nisi kërcënimet.
“Nëse nuk më jep të paktën 300 euro sot, do të përfundojë keq për mua dhe për ty. Do të të qëlloj, idiot. Të vras. Nëse nuk më jep paratë, do të dërgoj shqiptarët të t’i marrin”, i ka thënë shpërndarësi borxhliut, sipas “lasiciliaweb”.
Pasi la takim për të dhënë paratë, i kërcënuari ka njoftuar karabinierët të cilët ishin të pranishëm në vendin dhe orën e takimit, duke arrestuar shpërndarësin.