Politika Ngjela: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e ardhmja politike në Kosovë, Isa...

Ngjela: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e ardhmja politike në Kosovë, Isa Mustafa Titist

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar avokat Spartak Ngjela i cili ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Dyrnjaja: A po shkon Kosova drejt një krize politike me këto gjasa që shohim?

Ngjela: Nuk e di, deri më tani ka një ngërç. Por duhet të kemi parasysh një gjë që për presidentin e Kosovës ata edhe pyesin nuk e kanë të vetin, do pyesin Uashingtonin, nuk diskutohet ajo.

Pra çfarë ndodh këtu realisht nuk e dimë, por ky Mustafa Titist është edhe nuk është fenomen normal në këtë kohë. Kurse ajo që konceptoj unë është që Kurti ka trembur Prishtinën.

Dyrnjaja: Po Uashingtoni?

Ngjela: Uashingtoni nuk është shprehur kundër, domethënë që e pranon. Kurse sa i përket presidentit, nuk e di pse e luajnë kështu por, i gjithë problem është që në qoftë se ka ndërhyrë politika serbe me njerzit e vetë që ka atje do të dominojë qeverinë Kurti.

Kurti mendoj që ai e ka zgjidhjen, nëqoftë se del sëbashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e reja bashkë i grin të gjithë këta. Se janë që të dy risi për Shqiptarët në Ballkanin perendimor.

Janë risi për Tiranën për Shkupin dhe Prishtinën, pra janë risi që trembin Beogradin.