Bota Zbulohet metali i çmuar, qyteti prej 100 mijë banorësh do të shkatërrohet

Zbulohet metali i çmuar, qyteti prej 100 mijë banorësh do të shkatërrohet

Qyteti i Kolwezit në Republikën Demokratike të Kongos

Një qytet i tërë do të shkatërrohet, dhe popullsia e saj prej 100 mijë individësh do të shpërngulet forcërisht, nga zbulimi i një burimi të ri kobalti, metal shumë i kërkuar në tregun botëror, poshtë qytetit Kolwezi.

Miniera e Kasulos në Kolwezi

Janë vetë autoritetet e provincës së Lualabës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) që kanë prezantuar planin e shpërnguljes masive, nga momenti që fitimet e minierës së re mund të shkojnë deri në 100 miliardë dollarë.

Qyteti i Kolwezit në Republikën Demokratike të Kongos

Një shifër që ka bërë skeptikë disa ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe pse autoritetet vendore kanë filluar procedurat, duke deklaruar një shifër dëmshpërblimi që shkon deri tek 800 milionë dollarë. Në një vend të korruptuar, thonë ekspertët, është e vështirë që ajo shifër të kalojë në drejtim të banorëve.

Republika Demokratike e Kongos është një nga vendet më të pasura në botë për minerale, por banorët e tij janë nga më të varfrit e planetit.

DRC, siç njihet vendi për ta dalluar nga Kongo me të cilin kufizon në perëndim, është prodhuesi i gjysmës së kobaltit botëror, një mineral vlera e të cilit është rritur shumë sepse pjesë e nevojshme në bateritë e celularëve, dhe kohët e fundit edhe nga bateritë makinave elektrike, që po shtohen dita-ditës.