Kryesore Mali i Zi miraton ligjin për komunitetet fetare, plas grushti në Parlament

Mali i Zi miraton ligjin për komunitetet fetare, plas grushti në Parlament

Përpara miratimit të projektligji për liritë fetare në Malin e Zi, në Parlament ka shpërthyer dhuna.

Para votimit, me qëllim të pengimit të votës, deputetët serbë të të ashtuquajturit Fronti Demokratik (FD) iu afruan kryetarit të Kuvendit dhe filluan të thyejnë kompjuterë, të marrin mikrofona dhe hodhën pajisje piroteknike.

Të gjithë deputetët e Frontit Demokratik janë arrestuar nga policia malazeze pas incidentit të shkaktuar në Kuvend.