Kujt i duhen dhuratat kur mund të marrësh diamante? Pikërisht kështu duhet të ketë menduar Kylie Jenner, e cila i bëri dhuratë për Krishtlindje vajzës së saj 1 vjeçe, Stormi, një unazë me diamante.
Jenner postoi një video të shkurtër në Instagram ku unazën ia kishte vendosur në gisht vajzës, por është fshirë tashmë. Megjithatë, një faqe tjetër në Instragram e ka ripostuar videon dhe aty komentet në drejtim të modeles ishin të shumta dhe negative.
Njerëzit e quajtën një dhuratë qesharake dhe të tepruar për një fëmijë kaq të vogël, madje edhe të rrezikshme.