Bota Australi/ Peticion kundër spektaklit të fishekzjarreve për Vitin e Ri

Australi/ Peticion kundër spektaklit të fishekzjarreve për Vitin e Ri

Një peticion për anulimin e fishekzjarreve në Sidnej për Vitin e Ri dhe për përdorimin e këtyre fondeve për luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë qytetin, ka mbledhur 260 000 nënshkrime, por spektakli do të zhvillohet.

Bashkia e Sidnejt do të shpenzojë 6,5 milionë dollarë australianë (më shumë se katër milionë euro) për edicionin 2020 të ngjarjes së njohur të fishekzjarreve.

Një shumë që sipas peticionit të Change.org, do të ishte mirë të shpenzohej për zjarrfikësit dhe fermerët që vuajnë nga thatësira e jashtëzakonshme.

”Spektakli i fishekzjarreve që mbërthen çdo djeg çdo vit Sidnejin mund të traumatizojë disa persona”, shkruhet në peticion, sepse ”ka mjaftueshëm tym në ajër”.

Të paktën tre milionë hektarë, ekuivalente me sipërfaqen e Belgjikës, janë shkatërruar që prej shtatorit, si pasojë e zjarreve në Australi dhe që kanë shkaktuar gjithashtu dhe vdekjen e tetë personave.

Sidnej, qyteti më i madh në vend me 5,2 milionë banorë, është asfiksuar nga tymi toksik i zjarreve që kanë djegur pjesën veriore, jugore dhe perëndimore të qytetit, që prej disa javëve.

“Viti 2019 ka qenë katastrofik në Australi për përmbytjet dhe zjarret”, theksohet në peticion.