Ora News ka siguruar pamjet e rënda të aksidentit në zonën e Porcelanit në Tiranë, ku si pasojë dy këmbësore humbën jetën.
Ka qenë ora 15:02 kur mjeti me AA 758 YZ tip ‘Golf’ ngjyrë blu ka marrë kthesën nga e majta, por pa pritur mjeti me targa AA544 SX ‘Volkswagen New Beatl’ me një shpejtësi dukshëm tej normave të lejuara është përplasur me makinën Golf.
Në atë moment dy këmbësorë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes janë përplasur, duke humbur jetën.
Nga aksidenti humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe. Ndërsa policia shoqëroi dy drejtuesit e automjeteve Edmond Murati dhe Etjon Lazri, ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Siç duhet edhe nga pamja, shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave te lejuara./ Ora News